74 aksidente trafiku e mbi 2.400 gjoba trafiku
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24-orëve të fundit janë shkaktuar 74 aksidente trafiku ku prej tyre 32 me të lënduar dhe 42 me dëme materiale.
Po ashtu gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 2475 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor.
28 persona janë arrestuar, 18 janë dërguar në mbajtje, 1 në ndalim policor dhe 1 në vuatje dënimi./Indeksonline/

