22:38 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / Blerim

876 pacientë me COVID po trajtohen në QKUK, 647 me oksigjeno-terapi

Kanë kaluar më shumë se nëntë muaj, prej kur qytetarët e vendit tonë janë duke u përballur me pandeminë COVID-19, ndërsa shteti ka vënë në fuqi masa të reja që nga data 13 e këtij muaji, pikërisht për shkak të rritjes së numrit të rasteve.

As raporti i fundit ditor nga IKSHPK nuk qe shpresdhënës, pasi që pati 12 viktima. Ndërsa nga 1542 testime sa janë kryer, 645 dolën pozitiv me COVID. Ndërsa janë shëruar 353 persona.

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë edhe statistika të reja që i përkasin 24 orëve të fundit, transmeton IndeksOnline.

Sipas të njëjtës tabelë vetëm në QKUK, shërbim spitalor janë duke marrë momentalisht 876 pacientë.

Nga ky numër 11 të infektuar janë në respiratorë, 43 në CPAP, ndërsa me oksigjeno-terapi 647.

Sipas të njëtit raport thuhet se 599 pacientë, janë të konfirmuar me COVID-19 dhe të shtrirë në klinika dhe spitale.

Ndryshe, momentalisht në Kosovë 132.728 persona janë testuar për COVID. Gjithsej janë infektuar 34.940, ndërsa janë shëruar 31.396.
Numri i vdekjeve ka shkuar në 926./Indeksonline