75 Mall Live Search
10:55 / E Shtunë, 21 Mars 2026 / A

Ndërron jetë patrioti deçanas Isuf Selmanaj

Ka ndërruar jetë patrioti nga Deçani, Isuf Selmanaj, i njohur si një burrë i urtë dhe me vlera të larta njerëzore.

I ndjeri, i njohur në Gllogjan dhe më gjerë, kujtohet për urtësinë, respektin dhe përkushtimin ndaj familjes dhe brezave të rinj. Kontributi i tij në ruajtjen e traditave dhe edukimin e gjeneratave të reja do të mbetet një kujtesë e përhershme për komunitetin.

Isuf Selmanaj ishte njëri nga bijtë e Muhamet Aliut të Gllogjanit dhe gjatë viteve të ’80-ta familja e tij u përball me sfida të mëdha, përfshirë edhe burgosjen e vëllezërve nga regjimi i asaj kohe.

Gjatë luftës në Kosovë, familja Selmanaj u godit rëndë, duke humbur dy nipa, tashmë dëshmorë të kombit.

Me ndarjen nga jeta të Bacës Isuf, familja, miqtë dhe mbarë komuniteti humbën një figurë të respektuar. Kujtimi për të do të mbetet i përjetshëm.