75 Mall Live Search
14:23 / E Shtunë, 21 Mars 2026 / Gj Sh

Probleme për Edon Zhegrovën, në dyshim për ndeshjen ndaj Sllovakisë

Edon Zhegrova është në dyshim për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë.

Sipas Gazzetta dello Sport, anësori kosovar ka pasur disa probleme fizike dhe lodhjes së akumuluar gjatë stërvitjes, shkruan IndeksOnline.

Ai nuk do të paraqitet për ndeshjen ndaj Sassuolos, pasi Luciano Spalletti dhe stafi mjekësor preferojnë të mos rrezikojnë.

Situata e Zhegrovës do të vlerësohet ku edhe do të kuptohet a do të jetë i gatshëm për Kosovën, në ndeshjen vendimtare./IndeksOnline/