75 Mall Live Search
14:19 / E Martë, 24 Mars 2026 / Z S

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë- Podujevë, Policia jep detaje

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë- Podujevë, më konkretisht në fshatin Lupç.

IndeksOnline mëson se përveq dëmëve materiale, në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar 7 persona.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 13:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Vranidoll të Prishtinës. Deri tani bëhet e ditur se shtatë persona janë lënduar dhe kanë kërkuar ndihmën mjekësore, ndërkaq në aksident janë përfshirë dy vetura. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë shkaktuar aksidentin”, tha Agron Borovci./Indeksonline/