75 Mall Live Search
08:32 / E Mërkurë, 25 Mars 2026 / Gj Sh

Alessandro Bastoni objektivi kryesor i Barcelonës për të përforcuar mbrojtjen

Barcelona ka vendosur Alessandro Bastonin në krye të listës së përforcimeve për repartin defensiv, për merkaton verore.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, pas interesimit prej disa muajsh, drejtuesit e Barcelonës e shohin mbrojtësin italian si futbollistin ideal për të forcuar mbrojtjen, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, transferimi mbetet i varur nga negociatat me skuadrën e Interit, i cili zotëron kartonin e lojtarit.

Deri tani nuk ka një marrëveshje për çmimin, edhe pse në media është përmendur shifra rreth 50 milionë euro.

Alessandro Bastoni është i informuar për interesimin serioz dhe konkret të klubit spanjoll dhe pritet të vendosë për të ardhmen e tij./IndeksOnline/