Pritja që i bëri Asllanit, ia rritë vlerën portierit turk
Kombëtarja e Turqisë siguroi biletën për në Kupën e Botës 2026, pasi arriti fitore minimale 0:1 ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”.
Por, heroi i turqëve është padyshim portieri, Ugurcan Cakir, shkruan Indeksonline
Cakir bëri një pritje të jashtëzakonshme në pjesën e parë.
Portieri i Galatasarayt me një super “paradë” priti goditjen e sulmuesit, Fisnik Asllani.
Në rrjetet sociale, tifozët tashmë ia paraqesin edhe çmimin portierit.
Ata thonë se Cakir ka potencial të kushtojë plotë 100 milionë euro./Indeksonline/
😶 Ugurcan Cakir has €100M potential. No matter what anyone says. https://t.co/DluxO56iJm pic.twitter.com/hXq8e3FEqW
— Goal Gossip (@Goal_Gossip1) April 1, 2026

