75 Mall Live Search
13:38 / E Mërkurë, 08 Prill 2026 / P M

Deputetja e PDK-së kritikon ashpër kabinetin qeveritar, thotë se Hoti është i rrethuar nga figura kundër UÇK-së

Deputetja e PDK-së, Arbnora Salihu ka kritikuar ashpër kabinetin qeveritar, duke thënë se ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, është i rrethuar nga figura që, sipas saj, kanë qëndrime kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo deklaroi se ministri e ka të vështirë të funksionojë në këto rrethana, duke përmendur disa emra të zyrtarëve qeveritarë dhe, duke i akuzuar për qëndrime dhe veprime që, sipas saj, dëmtojnë luftën e UÇK-së.

“Ministri e ka të vështirë se është i rrethuar nga Donika Gërvalla, ministër, e kam shumë të vështirë se gjithashtu është i rrethum me Hekuran Muratin, që ka deklaruar publikisht që lufta në Kosovë kish me i dalë buxhetit të Kosovës shumë ma lirë nëse kish pagu mercenarë, se pagat për veteranë e invalidë po i kushtojnë shumë shtetit. E di që ministri e ka shumë të vështirë edhe nuk e ka aspak lehtë, sepse është i rrethum me Dimal Bashën bashkëautor i mbiunimeve, i cili shpif për UÇK-në. E di që nuk e ka shumë të lehtë me punu në këtë drejtim se është i rrethum me Mimoza Kusari- Lilën”, tha ajo.

Ajo shtoi se ministri përballet me vështirësi edhe për shkak të, siç tha, deklaratave dhe veprimeve të figurave të tjera të qeverisë.

“E di që ministri e ka shumë të vështirë me funksionu dhe me punu se është i rrethum me Mimoza Kusari-Lilën, e cila kemi të faktume, janë përgjime, e ka pranu edhe vetë për fjalët e saj ku kordinoi me Millan Radojçiqin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E di që e ke të vështirë se je i rrethum edhe me Albulena Haxhiun e cila i ka fyer e u mundu, se me i nënçmu s’mundet po u mundu me i nënçmu krerët e UÇK-së. E di që e ke vështirë se e ke pasë Albin Kurtin i cili përveç që e ka gjuajtur edhe Policinë e Kosovës me gurë, i ka gjuajtur e i ka kallë institucionet e Kosovës”, tha ajo.

Pas këtyre deklaratave, në mbledhje pati përplasje mes deputetes dhe kryetares së komisionit, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, e cila kërkoi ndërprerjen e kësaj forme adresimi.

“E mënyra është shumë e padrejtë edhe s’është në rregull. Këtu kisha lutë ndërprerjen me apostrofimin e ministrave me rend. Merre fjalën drejtoju ministrit prezent. Nëse do prej kabinetit qeveritar me t’i qitë përballë, shko në secili komision kur janë prezent ministrat, drejtoju. Jo kështu, nuk o korrekt nga ana jote. Nuk o korrekt.

E ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, tha se me reagimin e tij ka bërë që të reagoj Komuna e Prishtinës si dhe prokuroria.