75 Mall Live Search
21:43 / E Enjte, 09 Prill 2026 / Gj Sh

Vedat Muriqi tregon nëse do të tërhiqet nga Kombëtarja e Kosovës

Vedat Muriqi ka folur edhe njëherë për tërheqjen e tij nga Kombëtarja e Kosovës.

Sulmuesi i Mallorcas, para ndeshjeve të play-ofit për kualifikim në Kupën e Botës, kishte deklaruar se do të tërhiqet pas Botërorit, nga Kombëtarja nëse arrin kualifikimin, shkruan IndeksOnline.

“Plani ishte të luaja në Kupën e Botës dhe më pas të tërhiqesha. Këtë ia kam thënë edhe presidentit dhe trajnerit.

Nuk kam menduar shumë për këtë çështje, sepse dua të përqendrohem te ajo që më ka mbetur me Mallorca.

Më vonë do të kem kohë të mendoj. Nuk kam marrë ende një vendim. Kam biseduar me bashkëshorten dhe familjen time dhe duhet ta shqyrtoj me kujdes. Aktualisht nuk kam një vendim përfundimtar.”, ka deklaruar Muriqi./IndeksOnline/