Tre persona kanosin dhe pengojnë policinë në Ferizaj, arrestohet njëri prej tyre
Një rast i kanosjes dhe pengimit të personit zyrtar është raportuar mbrëmjen e së mërkurës në Ferizaj, ku tre persona të dyshuar kanë ndërhyrë ndaj zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 09 prill 2026 rreth orës 22:10, kur tre meshkuj kosovarë dyshohet se kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policorë në detyrë.
“Raportohet se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Njëri nga të dyshuarit i cili ishte në gjendje të dehur është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. Gjatë arrestimit një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

