75 Mall Live Search
08:33 / E Martë, 28 Prill 2026 / G T

“Kanë gabu që më zgjodhën mua”, Prenga për meçin ndaj Joshuas: Po më nënvlerësojnë

Boksieri shqiptar, Krstian Prenga do të rrahet me Anthony Joshuan, një prej meçeve më të rëndësishme për një boksier shqiptar gjatë këtyre vitëve të fundit.

Prenga gjatë një interviste tha se është i gatshëm për ta befasuar ish-kampionin e botës, shkruan Indeksonline

“Anthony Joshua është një luftëtar i madh, por ai e ka bërë një llogaritje të tmerrshme dhe të gabuar duke më zgjedhur mua si kundërshtar”.

Anthony Joshua Opponent's 20 KOs Came Against 196 Combined Losses After  Early 1-2 Defeat

“Ky është lloji i meçit që ndryshon gjithçka në jetën time dhe të tij. E di që ata kanë plane të mëdha pas këtij meçi”.

“E di që po më nënvlerësojnë. Jam i lumtur për këtë. Do t’ua prish planet dhe do ta trondis botën këtë korrik në Arabinë Saudite”, u shpreh Prenga

Ky super meç do të zhvillohet në Arabinë Saudite, më 25 korrik të këtij viti.

Pas këtij meçi, Joshua e ka arritur marrëveshjen të rrahet me ish-kampionin tjetër të botës, Tyson Fury./Indeksonline/