75 Mall Live Search
11:32 / E Enjte, 07 Maj 2026 / F.R

Humbi foshnjën pasi lindi në tualetin e Emergjencës në Ferizaj, prokuroria nis hetimet

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton opinionin publik se prokurori i shtetit është njoftuar nga Sektori rajonal i hetimeve në Ferizaj, lidhur me një rast të vdekjes së një foshnje të porsalindur në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt.

Me vendim të prokurorit kujdestar, është iniciuar rast në drejtim të veprës penale: “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” nga neni 176 të kodit penal të Republikës së Kosovës.

“E dyshuara në këtë rast ndodhet në trajtim në Spitalin Gjinekologjik të Ferizajt, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML)”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e gjitha rrethanave të rastit në fjalë./IndeksOnline/