Arbeloa bën gati valixhet, në qershor do të largohet nga Reali
Alvaro Arbeloa është duke i bërë gati valixhet.
Tekniku spanjoll do të largohet nga Real Madridi në fillim të muajit qershor, shkruan IndeksOnline.
Fabrizio Romano raporton se ai tashmë është duke pasur plane të ndryshme për sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve, Arbeloa dje as që ndërhyri në përleshjen mes Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni, edhe pse ishte në dijeni për konfliktin mes tyre.
Romano raporton se Arbeloa ka vetëm 10% shanse për të qëndruar si trajner i Real Madridit për sezonin e ardhshëm, pasi klubi po pllanifikon ndryshime në staf në fund të sezonit./IndeksOnline/

