75 Mall Live Search
10:23 / E Hënë, 08 Qershor 2026 / G T

Lëndohet Araujo, rikthehet në Spanjë!

Mbrojtësi i Uruguait, Ronald Araujo, ka pësuar një lëndim të lehtë në muskulin e pulpës gjatë një seance stërvitore me kombëtaren.

Sipas raportimeve, futbollisti do të kthehet në Spanjë për t’iu nënshtruar një trajtimi të përshpejtuar mjekësor, me synimin që të rikuperohet sa më shpejt para fillimit të Kupës së Botës, shkruan Indeksonline

Lajmi i mirë për stafin teknik të Uruguait është se lëndimi nuk konsiderohet serioz dhe nuk rrezikon pjesëmarrjen e Araujo-s në turneun botëror.

Ai pritet t’i bashkohet sërish kampit stërvitor të Kombëtares të martën, pikërisht në prag të nisjes së garës./Indeksonline/