75 Mall Live Search
00:05 / E Martë, 09 Qershor 2026 / F.R

Ja ku rënditet me vota senzacioni i zgjedhjeve, Qëndrim Kryeziu i PDK-së

Po vazhdon përditësimi i rezultateve për votat e kandidatëve për deputetë në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ndërsa deri më tani janë numëruar 16.49 për qind e votave.

Një nga emrat që tërhoqi vëmendje të madhe gjatë fushatës zgjedhore ishte edhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Qëndrim Kryeziu.

Megjithatë, rezultatet e deritanishme tregojnë se Kryeziu aktualisht renditet në vendin e 47-të në listën e kandidatëve të PDK-së, me 787 vota të grumbulluara.

Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon në të gjitha qendrat e numërimit, ndërsa renditja e kandidatëve mund të ndryshojë me publikimin e rezultateve të reja nga KQZ-ja./IndeksOnline/