75 Mall Live Search
07:45 / E Martë, 09 Qershor 2026 / Z S

Mbi 19% e votave të numëruara, ky është numri i votave të liderëve partiak

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë po vazhdon.

Sipas përditësimit të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar 19.46% e votave.

Sipas rezultateve prin lideri i VV-së, Albin Kurti me 41,629 Vota. Pas Kurtit i dyti rënditet Bedri Hamza me 20,228 Vota.

Në vendin e tretë rënditet Vjosa Osmani nga LDK-ja me 13,537 Vota dhe në fund Ardian Gjini me 7,506 Vota

Këto janë rezultate deri para pak mesnatës, ndërkohë ato do të ndryshojnë varësisht nga dinamika e numërimit të votave./Indeksonline/