Giroud “baba” i golave te Franca: I thashë Mbappe-së që ende jam këtu!
Sulmuesi legjendar i Francës, Olivier Giroud, ka pranuar se rekordi i tij si golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares franceze është pranë fundit, pasi Kylian Mbappe ndodhet vetëm një gol larg barazimit të tij.
Giroud kryeson listën e golashënuesve të Francës me 57 gola, ndërsa Mbappe ka arritur në kuotën e 56 golave dhe pritet ta kalojë rekordin gjatë Kupës së Botës, shkruan Indeksonline
Duke folur me humor për garën mes tyre, Giroud tha:
“Unë i thashë Kylianit se ende jam këtu. Por jam shumë i lumtur që ai do të më kalojë gjatë Kupës së Botës”.
38-vjeçari mbetet një nga figurat më të rëndësishme në historinë e futbollit francez, por nuk fsheh krenarinë që rekordi i tij pritet të thyhet nga një prej yjeve më të mëdhenj të brezit të ri.
🚨 Olivier Giroud 🇫🇷 : « JE LUI AI DIT (à Kylian) “JE SUIS ENCORE LÀ” !
— Actu Foot (@ActuFoot_) June 8, 2026
Je suis content, il va me dépasser pendant la Coupe du Monde. 🌍 » 🤩
57 buts toujours pour Giroud et 56 pour Mbappé. ⏳
🎙️ @TF1 pic.twitter.com/MgCyZOMfFe
Mbappe, tashmë kampion bote me Francën dhe një nga futbollistët më të spikatur në arenën ndërkombëtare, ka mundësinë të shkruajë histori duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për “Gjelat”.
Me vetëm një gol diferencë mes tyre, vëmendja tashmë është te paraqitjet e Mbappes-ë në Kupën e Botës, ku rekordi i Giroud duket se është vetëm çështje kohe./Indeksonline/

