75 Mall Live Search
09:09 / E Martë, 09 Qershor 2026 / G T

Në të njëjtin klub, kandidatë për deputetë / Kaq vota morën deri tani Boroci dhe “profa” Bylbyl Sokoli

Në zgjedhjet e fundit në Kosovë, nuk munguan as njerëzit e sportit, veçënarisht nga futbolli.

Dy persona nga skuadra e Malishevës, kandiduan për deputetë, shkruan Indeksonline.

Bëhet fjalë për trajnerin, Bybyl Sokoli dhe drejtorin sportiv, Sami Boroci.

Deri tani janë numëruar 20 për qind të votave dhe trajneri i njohur si “profa” ka marrë 2210 vota.

Kurse drejtori sportiv, Sami Boroci deri tani ka marrë 518 vota.

Kujtojmë se Bylbyl Sokoli dy herë ka siguruar pozitën e deputetit, kurse për Sami Borocin kjo ishte hera e parë që kandidon për këtë pozitë shtetërore./Indeksonline/