Iu futën garës për deputetë, kaq vota morën deri tani Vip-at
Pjesë e garës për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit ishin edhe disa nga figurat e njohura nga showbizi shqiptar.
Edona Llalloshi, Adriana Matoshi dhe Armend Baloku në listën e VV-së ndërsa Adelina Thaçi- Meta nga radhët e LDK-së, shkruan Indeksonline.
Në faqen zyrtare të KQZ janë numëruar rreth 20% e votave ku e para renditet Edona me 3701 vota, duke pasuar me Armendin me 3639 e treta është Adriana me 2661 vota.


Ndërkaq Adelina numëron 2212 vota./Indeksonline/


