Policia jep detaje lidhur me rastin në Gjakovë
Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjakovë.
Një person i moshës 86-vjeçare është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij. Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës, rajoni i Gjakovës për Indeksonline.
‘’Rreth orës 07:20, jemi njoftuar se një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1940, ishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij nga familjarët. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij’’, ka thënë Sheremet Elezaj për Indeksonline.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është inicimin rast “hetim i vdekjes”, përderisa trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për ekzaminim mjekoligjor./Indeksonline/

