“Limaj pa qenë pjesë e garës ia shtoi mbi 4 mijë vota PDK-së në Malishevë”
Aktivisti i Nismës Socialdemokrate në Malishevë, Artan Hoti ka thënë se Fatmir Limaj në Malishevë pa qenë pjesë e garës ia ka shtuar mbi 4 mijë vota PDK-së në fitoren e arritur më 7 qershor.
Hoti ka analizuar rezultatin e PDK-së në këtë komunë në zgjedhjet e dhjetorit dhe ka bërë disa krahiasime që e çuan në nxjerrjen e këtij rezultati.
Ai thotë se kjo ishte vetëm sa për informacion dhe assesi për të rrahur gjoks sepse kanë ofruar mbështetje, siç shkruan ai “pa hile”.


