Arrestohet njё person i dyshuar për sulm ndaj zyrtarit gjatë kryrjes së detyrës zyrtare
Stacioni policor në Klinë, me datën 08.06.2026, rreth orës 23:20, ka pranuar informatё pёr ndihmё nga njё qytetare (viktimё), ku zyrtarët policorë kanё reaguar menjёherё dhe nga viktima janё njoftuar se i dyshuari ёshtё duke e kërcënuar dhe ai posedon armë me vete.
Pas veprimeve tё nevojshme policore, gjatё arrestimit tё personit tё dyshuar, i cili kishte refuzuar arrestimin, zyrtarët policorë kanё pёsuar lëndime tё lehta trupore dhe pas arrestimit tek i dyshuari janё gjetur dhe janë sekuestruar:
1 revole,
1 karikator,
9 fishekë cal. 9mm.

I dyshuari pas arrestimit, nё stacionin policor në Klinё, ka kanosur zyrtarët policorë, ku pёr rastin ёshtё njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhёr tё tij i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, pёr veprat penale tё lartcekura./Indeksonline/

