Bianca Censori e paparashikueshme, mjel lopën me të brendshme në videoklipin e ri të YE-së
Bianca Censori, gruaja e Kanye West, është rikthyer në qendër të vëmendjes për rolin e saj në videoklipin e tij të fundit të çuditshëm muzikor.
Në një skenë, Censori shfaqet duke mjelur një lopë e veshur vetëm me të brendshmet e saj të ngushta, gjë që ka shkaktuar reagime të ashpra në internet, transmeton Indeksonline.
Pamjet që janë publikuar e tregojnë arkitekten me veshjen e saj karakteristike të ngushtë.
Videoklipi është për një nga këngët e reja nga albumi i ardhshëm i West-it, dhe identiteti vizual i videoklipit vazhdon estetikën e dallueshme, shpesh avangardë dhe kontraverse të reperit.
Edhe pse detajet rreth këngës dhe albumit nuk janë publikuar ende zyrtarisht, pamjet e publikuara sugjerojnë se edhe ky projekt do të shkaktojë shumë diskutime./Indeksonline/

