75 Mall Live Search
12:22 / E Martë, 09 Qershor 2026 / H F

Pa zhurmë e pa ekip marketingu, Ermal Sadiku mes më të votuarve në LDK

Nuk do të thorë të shpenzosh shumë dhe të reklamohesh kudo për të siguruar mbështetje në garën për deputet. Rasti më i veçantë në këto zgjedhje duket të jetë ai i Ermal Sadikut nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Pa debate televizive, pa postera, pa banerë dhe pa qenë pjesë e strukturave pertiake, Sadiku zhvilloi një fushatë të qentë dhe të fokusuar të idetë, projektet dhe vizioni për të ardhmen.

Gjatë fushatës ai shmangu gjuhën e ashpër politike dhe ofendimet ndaj kundërshtarëve të tjerë, shkruan IndeksOnline.

Sipas trendit të numërimit të votave, Sadiku renditet në mesin e 10 kandidatëve më të votuar të LDK-së, duke shënuar një nga ngritjet më të spikatura brenda listës së partisë.

Një tjetër veçanti e fushatës së tij ishte mënyra e organizimit. Ai ka udhëtuar vetë nga një qytet në tjetrin, ka menaxhuar personalisht rrjetet sociale dhe komunikimin me qytetarët, pa fotograf, kameraman apo ekip marketingu në prapavijë.

Rezultati i deritashëm po shihet si një dëshmi se puna, idetë dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët mund të kenë ende peshë në politikë, edhe përballë fushatave të kushtueshme dhe reklamimit intensiv.