Tërmet i fuqishëm pranë kampit të Anglisë, panik para nisjes së Kupës së Botës
Kombëtarja e Anglisë ka përjetuar momente shqetësuese vetëm pak ditë para fillimit të Kupës së Botës, pasi një tërmet i fuqishëm goditi zonën ku po qëndron ekipi.
Sipas raportimeve, tërmeti me magnitudë 6.1 ballë u ndje në West Palm Beach të Floridës, aty ku “Tre luanët” po zhvillojnë përgatitjet e fundit para ndeshjes ndaj Kosta-Rikës, e planifikuar të zhvillohet të mërkurën, shkruan Indeksonline

Lëkundjet e forta, të cilat janë përshkruar si më të fuqishmet që ka përjetuar rajoni në rreth 150 vjet, shkaktuan panik te banorët dhe vizitorët e zonës. Disa ndërtesa u evakuuan menjëherë pasi nisën të dridheshin, ndërsa dëshmitarët raportuan se objektet lëviznin dukshëm për disa sekonda.
Megjithëse nuk raportohet për të lënduar në kampin e Anglisë, ngjarja ka krijuar shqetësim te lojtarët dhe stafi teknik në prag të turneut më të madh futbollistik në botë./Indeksonline/

