75 Mall Live Search
15:49 / E Martë, 09 Qershor 2026 / G T

“Konkurrenca na bën mirë”, Baton Zabërgja për Kosovën: Duhet të japësh 100 për qindshin!

Kombëtarja e Kosovës të dielën ka shënuar fitore me rezultat 3:0 kundër Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo fitore është goxha e rëndësishme para nisjes së sfidave për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Rreth “Dardanëve” u diskutua sot në Programin e Mëngjesit në Klan Kosova me futbollistin Baton Zabërgja.

Zabërgja tha se konkurrenca në kombëtare është shumë e madhe dhe se kjo është gjë e mirë.

“Kur ka konkurrencë edhe skuadra është më e fortë. Si grup edhe si lojtarë janë jashtëzakonisht të mirë dhe e kalojmë mirë sa herë që jemi të grumbulluar me ekipin kombëtar”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Ndër të tjera, ai theksoi se “Kur e veshë fanellën e Kosovës duhet ta japësh 100 përqindëshin”.