75 Mall Live Search
17:16 / E Martë, 09 Qershor 2026 / B XH

Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Prishtinë, një person shihet i shtrirë në rrugë

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mësditës rrugës për parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, raporton IndeksOnline.

Për pasojë, lëndime ka marrë drejtuesi i motoçikletës.

Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline, shihet drejtuesi i motoçikletës i shtrirë në tokë, ndërsa disa qytetarë i afrohen për t’i dhënë ndihmë. /IndeksOnline/