12:24 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

A ka filluar bisedimet me dikë LDK-ja për formimin e Qeverisë? Deklarohen nga kjo parti

Vendi nga 25 marsi ka mbetur me Qeveri në detyrë.

LDK që ishte partner i koalicionit me Vetëvendosjen, ka vendosur t’i jap fund bashkëpunim, duke dërguar në Kuvendin e Kosovës mocionin e votëbesimit, raporton IndeksOnline.

Derisa Vetëvendosje kërkon zgjedhje pasi të ketë përfunduar situata pas pandemisë globale Covid-19, të gjitha partitë e tjera, janë kundër këtij qëndrimi, dhe po kërkojnë formimin e një qeverie në mes të tyre.

Se a ka filluar LDK-ja diskutimet me subjektet politike në lidhje me këtë çështje, ka treguar për IndeksOnline, deputetja Besa Gaxherri.

Ajo shkurt ka treguar se nuk ka informacione se kanë filluar të flasin me ndonjë subjekt politik, dhe se sipas saj LDK do të respektoj të gjitha afatet kushtetuese.

“Unë nuk kam asnjë informacion që po bisedohet me këdo qoftë per koalicion. LDK do respektoj rregullat kushtetuese”, tha Gaxherri për IndeksOnline.