13:22 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Abazi: Çdo veprim që nga dita e 6 tetorit, LDK-ja e ka bërë me mashtrim

Është votuar Qeveria e re, e cila do të udhëhiqet nga Avdullah Hoti, i cili mori 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim.

Nga ana tjetër në këtë seancë s’mori pjesë Lëvizja Vetëvendosje, e jashtë Kuvendit, foli zëvendëskryeministri në largim, Haki Abazi. Ai këtë qeveri e quajti ilegale me kontrabandues, transmeton Indeksonline.

“Gjithçka ka shkuar në rregull po presim çka po bëjnë këta kontrabanduesit e Qeverisë ilegale.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është ilegal – antikushtetues, çdo veprim nga dita e 6 tetorit, që ka bërë LDK-ja e ka bërë me mashtrim, derisa PDK-ja fshihet pas për ta mbajtur sistemin e kapur me bordet, me keqpërdorimin, me resurse e buxhetin.

Ne do të jemi me qytetarin”./Indeksonline