18:31 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Agim Veliu: U riktheva për të vazhduar angazhimin dhe përmbushjen e detyrave

Agim Veliu sot është kthyer zyrtarisht në pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme.

Ai tha se u rikthye për të vazhduar angazhimin dhe përmbushjen e detyrave në zbatim të programit të Qeverisë së Kosovës.

“Mbetem fuqishëm i vendosur për të punuar fort në arritjen e synimeve për Kosovën, vend i qetë dhe i sigurtë, për luftë pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe për arritjen e objektivave të vendit tonë për të siguruar anëtarësim të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë dhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar ai./Indeksonline/