Agjencia për Menaxhim Emergjent investon mbi gjysmë milioni euro në pajisje shpëtimi
Agjencia për Menaxhim Emergjent ka dhënë kontratë në vlerë prej 581 mijë e 495 euro e 12 centë për furnizim me pajisje intervenuese për shpëtim në situata emergjente.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, kontrata i është dhënë operatorit ekonomik RUNWAY SH.P.K., me adresë në Prishtinë, ndërsa bëhet fjalë për LOT 2 – Furnizim me pajisje intervenuese për shpëtim në situata emergjente, shkruan IndeksOnline.
Në procedurën e prokurimit janë pranuar gjithsej tetë tenderë, ndërsa oferta e RUNWAY SH.P.K. është shpallur tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët, në shumën prej 581,495.12 euro.
Kontrata ka kohëzgjatje prej 36 muajsh, ndërsa dokumenti parasheh që ajo të mos nënkontraktohet. Data e dhënies së kontratës është 4 qershor 2026, ndërsa nënshkrimi i planifikuar është më 24 gusht 2026.
Ky aktivitet i prokurimit përfshin furnizime të ndryshme për zjarrfikje dhe shpëtim, të ndara në gjashtë lote. Vlera e përgjithshme e parashikuar e kontratës për aktivitetin ishte 3 milionë e 645 mijë euro.
Njoftimi për dhënien e kontratës për LOT 2 është bërë në bazë të vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit 2026/0406, të datës 5 gusht 2026./IndeksOnline/

