22:44 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: Vitia gjatë pandemisë ka qenë njëri prej njerëzve më të rreptë, kur u shfaq në protestë jam befasuar

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke folur rreth numrit të madh të të prekurve me Covid-19, ka thënë se Kosova po e përvcjell strategjinë e Suedisë pa vendosur fare për një gjë të tillë.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për protestën e organizuar më 12 qershor të këtij viti.

“Kjo Qeveri [Hoti] ka hyrë me legjitimitet të dobët dhe nëse i shohim këto masa kështu; atëherë besimi i qytetarëve shkon duke u zbehur dhe do të mendojnë se virusi është hajgare. 29 për-qind të qytetarëve mendojnë se virusi nuk ekziston – kjo ka të bëjë se sa ata iu besojnë institucioneve”.

“Tash jemi në një situatë ku po duket se ka më shumë të infektuar nëpër institucione, unë mendoj se më shumë të institucioneve janë të testuar”.

“Kemi pasur disa gjëra të papërgjegjshme, por kjo mos të tingëllojë sikur po anoj në një parti, por protesta që ka qenë, moskujdesi dhe tash ne po e ndjekim strategjinë e Suedisë”.

“Me Arben Vitinë kemi punuar gjatë pandemisë, ai ka qenë njëri prej njerëzve më të rreptë dhe pastaj me thënë se ta kemi një protestë se nuk është asgjë, është problem”.

Ai ka shtuar se nuk është vetëm Lëvizja Vetëvendosje, por janë të gjithë që kanë vepruar në këtë mënyrë të relaksuar.

“Ne sot po ë përcjellim strategjinë e Suedisë pa vendosur hiç. Bile Suedia e ka pasur vendim, ka thënë s’po e mbyllim hiç sepse imuniteti kolektiv është rruga përpara”.

“Më e keqja është me paniku dhe të vepruarit nën presion. Ajo çfarë po ndodh sot është në presion të opozitës”.

“Kur krejt bota thotë: tubimet mbi 50 vetë janë përçues i sigurt i infeksionit; atëherë duheni me qenë konsistent duke thënë se nuk lejohen tubimet”.