Aksident i rëndë mes katër veturave në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ (Pamje)
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, saktësisht në fshatin Duhël të Suharekës. Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, në aksident janë përfshirë katër vetura. Dyshohet se në këtë aksident ka edhe persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes vërehet edhe policia. Indeksonline do t’iu mbajë të informuar.
Copy and paste this URL into your WordPress site to embed
Copy and paste this code into your site to embed