Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë- Podujevë, 8 persona të lënduar
Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë- Podujevë, më konkretisht në fshatin Lupç.
IndeksOnline mëson se përveq dëmëve materiale, në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar 8 persona.
Të lënduarit janë nisur për trajtim shëndetësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës.
IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin në fjalë./IndeksOnline/

