Aksident i rëndë në Malishevë, përplasen dy vetura

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Malishevë. Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave që kanë përfunduar nga rruga. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia, ndërsa ende nuk është bërë e ditur nësë ka të lënduar. Indeksonline do t’iu mbajë të informuar.