Aksident i rëndë në Penuh të Podujevës, ka të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në Penuh. Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, vërehet se një veturë është përplasur me anësoret e rrugës. Dyshohet se ka edhe persona të lënduar në këtë aksident. Në vendin e ngjarjes ka arritur autoambulanca dhe policia ku po merren me rastin. … Continue reading Aksident i rëndë në Penuh të Podujevës, ka të lënduar