75 Mall Live Search
19:11 / E Premte, 09 Tetor 2026 / F.R

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Gjilan, një veturë del plotësisht jashtë rrugës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Sipas pamjeve të publikuara, në aksident janë përfshirë tri vetura, ku njëra ka përfunduar jashtë rrugës.

Dyshohet se nga ky aksident ka edhe persona të lënduar.

IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.

Më poshtë mund të shihni pamjet nga aksidenti./IndeksOnline/