09:44 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Aksident i rëndë trafiku në Fushë-Kosovë, policia jep detaje

(I plotësuar) –

Rreth orës 09.00 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në magjistralen Fushë Kosovë- Sllatinë, ku janë përfshirë dy vetura.

Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë marrë edhe dy persona.

“Po aksidenti ka ndodhur rreth orës 09.00 në magjistralen Fushë Kosovë- Sllatinë afër qendrës së homologimit. Lëndime trupore kanë marrë dy persona. Rasti po vazhdon të hetohet”, ka thënë për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës- Bajram Krasniqi. /Indeksonline/

….

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Në disa fotografi të dërguara në adresë të “Indeksonline” shihen veturat të cilat janë dëmtuar në masë të madhe.

Njëra prej automjeteve ishte me tabela evropiane.

Pamjet më poshtë: