Aksident mes një kamioni dhe një veture në Fushë-Kosovë
Shiu që ra mëngjesin e sotëm ka rritur edhe numrin e aksidenteve në trafik. Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Fushë-Kosovë. Një veturë është përplasur me një kamion në zonën ku trafiku është më i rënduar në Fushë-Kosovë.
Për pasojë janë krijuar kolona të gjata në komunikacion./Indeksonline/

