Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, vetura përfundon e shkatërruar në mes të rrugës (Video)
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Arllatit.
Në pamjet që lexuesit kanë dërguar në redaksinë e IndeksOnline, shihet një veturë e dëmtuar rëndë, e cila ka mbetur në mes të rrugës pas aksidentit.
Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, deri më tani nuk ka informacione zyrtare lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksident.
Ende nuk dihen rrethanat që kanë çuar deri te aksidenti./IndeksOnline/

