13:51 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Aksident në Dragodan, një veturë godet motoçikletën

Një aksident midis një veture dhe një motoçiklete është regjistruar pak minuta në lagjen “Arbëria” të Prishtinës.

Indeksonline ka siguruar pamje ku shihet se si vetura e tipit “Passat”, ka goditur motoçikletën në rrugën që të çon në Dragodan.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të aksidentuarve, por që Indeksonline do t’ju mbajë të informuar për këtë./Indeksonline/