Aksident në segmentin Gjilan-Ranillug, dy vetura bëhen “llom”

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën që të shpie nga Gjilani në Ranillug. Dy vetura janë përplasur ndërmjet vete, raporton IndeksOnline. Një veturë e tipit “Passat” dhe një “Golf” u goditën ballë me ballë, teksa nuk dihet nëse ka të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante që po hetojnë rastin./IndeksOnline/