Aksident pranë varrezave të Pejës, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e Pejës. Aksidenti zuri vend në rrugën “UÇK”, në afërsi të varrezave të qytetit, raporton IndeksOnline. Bëhet e ditur se një pasagjer ka pësuar lëndime, si pasojë e përplasjes. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.