13:47 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018

Aksidenti në Dollc të Klinës, një 22 vjeçare në gjendje të rëndë shëndetësore

Nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në Dollc të Klinës kanë mbetur të lënduar tre persona nga të dy veturat e përfshira në aksident.

Zëdhnësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj ka thënë për Indeksonline se nga të lënduarit, një femër është në gjendje më të rëndë, e cila edhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.


Ndërsa dy personat e tjerë kanë marrë trajtim në Spitalin e Pejës.


“Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 10:00 të ditës së sotme mes dy veturave në Dollc të Klinës, magjistralja Prishtinë-Pejë. Nga ky aksident kanë mbetur 3 persona të lënduar, dy meshkuj dhe një femër. E lënduar e gjinisë femërore, një 22 vjeçare ka pësuar lëndime më të rënda dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtim”, ka thënë Ibraj.

Nga ky aksident u patën krijuar edhe kolona të gjata të automjeteve./Indeksonline/