14:45 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës, arrestohen 9 persona, për vjedhje të ndryshme në Pejë dhe më gjerë

Njësiti i hetimeve te Stacionit policor-Pejë, pas një punë operativo-hetimore, lidhur me  disa raste vjedhjeje të vënda, qe kanë ndodhur në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor te vitit 2020, kryesisht vepra të kryera në fshattrat: Vitomiricë,  Brestovik, Cigë dhe brenda në Pejë, ka identifikuar dhe arrestuar një grup prej 7  (shtatë) personash të dyshuar, të organizuar mirë që kanë kryer këto vjedhje në bashkëkryerje.

Të dyshuarit janë grup i organizuar dhe i udhëhequr nga dy persona, të cilët janë nga fshatrat e Komunës se  Pejës dhe  asaj të Istogut.

Nga  mesi i muajit janar 2020 në Pejë më saktë në rrugën “Gani Kelmendi”, te dyshuarit  e arrestuar kanë pranuar se kishin  vjedhur 150 shtylla metali nga një objekt në ndërtim e sipër, 140 “bllazhujka”, 4 kubikë trarë druri që shërbejnë për kulme objektesh dhe mjete të tjera pune.

Ky grup i të dyshuarve i ka vjedhur këto sende dy here gjatë muajit janar, duke i bartur ato me veturë të marrë me qira (Renta a Car) dhe për këto vjedhje janë iniciuar 2 (dy) raste vjedhje të rënda. Pasi që janë identifikuar dhe arrestuar,  te të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar shtyllat e metalit te një i dyshuar  tjetër nga fshati Zallq, Komuna Istog, i cili i ka blerë shtyllat nga të dyshuarit.

Shtyllat i kthehen viktimës në pronësi. Ne këto dy vjedhje të rënda ka marrë pjesë grupi i të dyshuarve që ishte organizuar të kryente vjedhjet në pronën e viktimës.

Më 24.12.2020, po ai grup i të dyshuarve  në fshatin Vitomiricë në shtëpinë e viktimës, kanë vjedhur 12 dritare plastike, të cilat 6 prej tyre ishin të montuara, ndërsa të tjerat i kanë marrë në korridorin e shtëpisë.

Te dyshuarit kanë pranuar se i kishin vjedhur dritaret dhe ato ia kishin shitur një personi tjetër nga  fshati Zallq, Komuna Istog. Dritaret e vjedhura janë gjetur te blerësi dhe ato janë konfiskuar dhe i janë kthyer pronarit legjitim në pronësi.

Ne muajin tetor te vitit 2020 ky grup i të dyshuarve në fshatrat Cigë dhe Brestovik, Komuna Pejë, kanë kryer 5 (Pesë) vjedhje te rënda, ku në të gjitha rastet kanë thyer shtëpia te pabanuara dhe kanë vjedhur mjete pune dhe TV, llap-top e 5 biçikleta.

Te dyshuarit në bashkëveprim kanë pranuar se i kishin kryer këto vepra penale dhe nga sendet e vjedhura janë gjetur 3 biçikleta te njeri i dyshuar në fshatin Zallq, Komuna Istog,  të cilat ishin të çmontuara dhe nga i dyshuari shiteshin në një hekurishte në Istog.

Gjatë muajve,  tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, ky grup i të dyshuarve ka pranuar se kishte kryer mbi 20 vjedhje të rënda, në fshatin Vitomiricë, Komuna Pejë, ku kryesisht janë thyer shtëpi të pabanuara, me pronarë që jetojnë jashtë Kosovës.

Nga këto shtëpi ata kanë vjedhur sende te ndryshme si: televizorë, llap-topë, mjete pune, makina për kositje bari, pajisje kuzhinash, ndërsa gjitha mjetet e vjedhura ishin  bartur me  vetura që kishin marrë me qira ( Renta a Car).

Në numrin prej 20 shtëpive që të dyshuarit kishin hyrë me forcë, në 6 raste prej tyre, nuk kanë vjedhur asgjë, pasi që edhe ata vetë e kanë pranuar se kanë pasur për qëllimin të vishnin të holla, ari dhe sende të tjera të vlefshme, mirëpo nuk kanë gjetur. Njësoj kanë deklaruar edhe ankuesit e këtyre rasteve. 

Te dyshuarit kanë pranuar shumicën  e veprave që i kishin kryer dhe ata, pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të Shtetit  janë ndaluar për 48 orë fillimisht, e pastaj janë dërguar para gjyqtarit te procedurës paraprake në Gjykatën Themelore-Pejë. 

Gjykata  ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji, 6 prej tyre, ndërsa njërit prej tyre ia ka caktuar masën alternative që të mos e lëshojë vendin. Dy personat e tjerë të dyshuar që kanë blerë sendet e vjedhura, Prokurori i Shtetit i ka liruar në procedurë te rregullt.​ 

Njësiti i hetimeve i Stacionit policor-Pejë është duke mbledhur dhe grumbulluar dëshmi të tjera që ndërlidhen me vjedhjet e rënda që dyshohet se i kishte kryer ky grup i organizuar me qëllim të zbulimit të rrethanave të këtyre rasteve.

Këta të dyshuar  si grup i organizuar dhe i udhëhequr nga dy persona te njohur për policinë  kanë pranuar se kishin kryer vjedhje të rënda edhe në  disa fshatra te Komunës se Klinës dhe asaj të Istogut, gjatë vitin 2020, në data të ndryshme. Edhe në këto dy qytete kanë përdorur të njëjtat mënyra dhe vetura për kryerjen e vjedhjeve.

Të dyshuar për këto vepra janë:

– J.F.                     lindur më 1994      

– F.L.                     lindur më 1987

– S.B.                    lindur më 1992

     – L.N.                     lindur më 1993

     – A.S.                     lindur më 1992

     – A.F.                     lindur më 1996

     – N.J.                     lindur më 1992

– B. B                      lindur më 1992

– K.Z.                       lindur më 1981