16:07 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Aktorja bëhet hor, e vesh fustanin mbrapshtë në eventin madhështor

Aktorja Angelique Boyer ka përjetuar një moment të parehatshëm, por viral në eventin e ndarjes së çmimeve në Meksikë.

Ylli ka arritur me të dashurin e saj, Sebastian Rulli në ceremoninë e ndarjes së çmimeve TVy Novelas Awards, që njihet si njëra nga eventet më të rëndësishme të telenovelave meksikane.

 Artistja dukej e mahnitshme në fustanin e saj ngjyrë ari me shkëlqim. Në tepihun e kuq ajo ka parakaluar me fustanin e veshur mbrapsht, ku vërehej pjesa e gjoksit.

Në fakt fustani i hapur te ajo pjesë, ishte dizajnuar për pjesën e shpinës. Ndërsa, kur ka dalë në skenë për të marrë çmimin më të rëndësishëm të asaj nate, e ka veshur si duhet.

Boyer është komentuar shumë në rrjetet sociale dhe për këtë gjë ka folur përmes storieve të Instagramit.

Fillimisht, i ka falënderuar të gjithë fansat për përkrahjen dhe më pas i ka hedhur fajin të dashurit të saj, aktorit argjentinas, Sebastian Rulli se nuk e ka vërejtur këtë gjë.

“Çka thoni për fustanin tim. Tash e kuptova se jam tema kryesore në Twitter, faleminderit pafundësisht. Nuk kam qenë ndonjëherë pjesë e shakave, jam shumë e lumtur për këtë”, ka shkruar ajo.