20:39 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / V R

Aktorja me prejardhje shqiptare jep votën e saj për Joe Biden

Dita e zgjedhjeve në Amerikë po afron dhe tashmë shumë amerikanë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.

Këtë e ka bërë edhe aktorja me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku.

Aktorja me famë botërore në një postim në rrjetet sociale ka treguar  se edhe ajo e ka kryer obligimin e saj si qytetare.

Dushku ka votuar për zgjedhjet presidenciale 2020, duket treguar poashtu  edhe kandidatin së cilit ka dhënë votën.

Eliza ndau një video me ndjekësit e saj në Instagram, ku shihet  pak pasi kishte kryer votimin përmes procedurave paraprake që janë të mundësuara deri ditën para zgjedhjeve, më 3 nëntor.

“Përshëndetje, unë votova! Unë votova për Joe Biden dhe Kamala Harris sepse e çmoj demokracinë tonë dhe kujdesin për të ardhmen e fëmijëve të mi dhe tuaj, për planet, për shëndetin, për të gjitha”, ka shkruar në mbishkrimin  videos Eliza.

Ndërsa, edhe shumë emra tjerë të njohur kanë treguar publikisht preferencat e tyre për president të Amerikës./Indeksonline/