13:00 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / AR

Alban Mehmeti flet për verën e këtij viti: Ishte një vit i jashtzakonshem

Pasi u liruan masat ndaj Covid-19, këtë vit në Kosovë kanë “lulëzuar” dasmat.

Për këto data speciale, çiftet kujdesën që të bëjnë përzgjedhjet më adekuate, duke nisur nga ambienti gjithashtu edhe për këngëtari/en.

Një metodë e keqe e cila po praktikohet nga shumë këngëtar/e është se në vend që të këndojnë live kanë gjetur mënyrën vetëm t’i lëvizin buzët duke kënduar playback.

Në një intervistë për Indeksonline, këngëtari i mirënjohur Alban Mehmeti pati disa kritika për të gjithë ata që bëhen kinse po këndojnë Live në dasma. Sipas tij të këndosh playback në dasmë është mëkat.

Për disa kolegë te mi qe e dimë se kanë këngë te tyre moderne dhe e kanë krijuar një bllok me këngët e tyre jam shumë dakord. Kurse disa që kanë realizuar potpuri me këngë dasmash dhe bëjnë KINSE po këndojnë live, ajo është e papranueshme sepse është mëkat të mashtrosh publikun dhe dasmorin ashtu. Ti paguhesh për LIVE jo playback. Në ndonjë mbrëmje ndoshta edhe arsyetohet, por jo ne dasmë”.

Përkundër dy viteve të mëparshme, këtë vit janë mbajtur dasmat e ahengjet familjare. Mehmeti tregoi se ky vit për të ka qenë me angazhime. Gjithashtu falënderoi të gjithë ata që ia besuan ditën më të rëndësishme të jetës…(martesën).

Ky sezon veror sikur edhe sezonet tjera, përveç atyre dy sezonave qe ishin ne pandemi, ka qenë i jashtëzakonshëm. Kemi pas mjaftë angazhim edhe kemi kaluar jashtëzakonisht mirë. Njëkohësisht falënderoj të gjithë ato familje dhe çifte qe na besuan ditën e tyre me te rëndësishme te jetës”.

Për fund zbuloi se ka nisur përgatitjet për sezonin festiv.

Aktualisht jemi ne përgatitje të programit për fundvit dhe kemi shumë projekte duo dhe katërshe që shpresoj që do te pëlqehen nga publiku”./Indeksonline/