13:54 / E Mërkurë, 23 Qershor 2021 / OSH

Albert Krasniqit i duhen edhe 25 mijë euro ndihmë për operim

31 vjeçari Albert Krasniqi nga Prishtina ka nevojë për ndihmë. Familjarët kontaktuan me IndeksOnline duke thënë se kanë nevojë edhe për 25 mijë euro për të operuan Albertin.

Ai vuan nga një sëmundje e rëndë, kancer në mëlçi dhe urgjentisht duhet t’i nënshtrohet një operacioni, për të cilin familja nuk ka mundësi financiare.

Familja Krasniqi kërkon ndihmë e qytetarëve zemërmirë, të cilët kanë mundësi sado pak të kontribuojnë në sigurimin e mjeteve financiare për operimin e 31 vjeçarit.