20:19 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ambasada e Britanisë së Madhe uron formimin e Qeverisë së Kosovës

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar pas votimit të Qeverisë së Re të Kosovës.

Nga kjo ambasadë kanë përgëzuar akterët politikë për tranzicionin paqësor të pushtetit.

“Përgëzojmë formimin paqësor të Qeverisë së Re në Kuvend dhe urojmë kryeministrin Hoti dhe kabinetin e tij në emërimin e tyre”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kjo ambasadë, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu u tha se sfida të mëdha janë përpara kësaj qeverie, në veçanti lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19.

“Është e rëndësishme që Qeveria të kërkojë ndërtimin e një konsensusi dhe uniteti përgjatë përçarjeve politike”, thuhet tutje në njoftim./Indeksonline/